“Luzitanët” e Portugalisë arritën të kalonin me shumë fat, në çerekfinalet e Euro 2024, teksa mbrëmjen e së hënës, që sapo lamë pas mezi arritën të mundnin përfaqësuesen e Sllovenisë, vetëm pas goditjes së 11-metërshave, nga ku “gardiani” i portës, Diogo Costa u tregua fantastik, duke pritur plot tre penallti e duke i dhuruar kualifikimin në çerekfinale, Kombëtares së tij.
Mirëpo, kualifkimi për në fazën tjetër, prej instikteve të tij, nuk ishte i vetmi gëzim për “yllin” e Porto, i cili ka arritur të regjistrojë edhe rekordin “e ëmbël” perosnal, duke u bërë kështu i vetmi portier, në historinë e Kampioneteve Evropiane, që pret plot tre penallti radhazi, duke kaluar kështu legjende të këtij sporti, në këtë renditje.
“Garidani” i “Luzitanëve” kaloi një emër të madh, si italiani, Francesco Toldo, me legjendën e Inter, që në Evropianin e vitit priti plot tre penallti, në gjysmëfinale, përballë “Tulipanëve” të Holandës, mirëpo me një diferencë të vogël, pasi njërën prej tyre e priti në kohën e rregullt, ndërsa dy të tjera gjatë goditjes së 11-metërshave, ndryshe nga çfarë Costa bëri.
Ky i fundit mund të kishte thyer edhe një tjetër rekord, mirëpo tre golat e “Luzitanëve” gjatë ekzekutimit të “ruletës ruse”, nuk i lejuan sllovenët të godisnin penalltinë e katërt, ku në rast se Costa do ta kishte pritur do të ndante rekordin e pritjes së katër 11-metërshave radhazi, rekord, i cili është vënë nga portieri rumun, Helmut Duckadam, në finalen e Champions League, të vitit 1986, mes Steaua Bucuresti dhe “Katalanasve” të Barcelona. /i.m /abcnews.al