“Fiton ndaj Kukësit”, në Pressing i bëhet analiza Tiranës

schedule00:32 - 12 Shkurt, 2021

schedule 00:32 - 12 Shkurt, 2021

Tirana është gjithmonë një çështje në futbollin tonë nuk kishte si të mos ishte edhe sot në emisionin “Pressing” në ABC. Erion Xhafa ish-zëvendës i Emmanuel Egbo te bardheblutë i bëri një analizë të shkurtër ecurisë së deritannishme të bardhebluve.

“Cale dhe Çelhaka janë luks tani për Shehin. Ata rikthejnë edhe anën psikologjike dhe shohin njëri-tjetrin dhe formohet skuadra e titullit. Është skuadër e ndërtuar prej dy vitesh. Problemet nuk kanë qenë vetëm dëmtimet, por edhe lëvizjet e shumta.

Nuk i lejohen më gabimet. Katër ndeshjet e ardhk është shme tregojnë sa arrijnë. Tirana të synojë më parë Europën. Pas asaj ndeshje me Laçin, që mori një goditje shumë të madhe Tirana mori dy fitore dhe ishin terapi për Tiranën.

Kukësin e shoh me probleme dhe është skuadër e kalueshme për Tiranën. Vangjeli ishte kyç vjet dhe natyrisht që ndihet mungesa e tij. Najdovski rol natyral ka mesfushorin e qendrës, megjithëse unë me tiparet që ka e shoh më shumë në qendër të mbrojtjes.

Tirana ka pasur presion të madh prej pikëve dhe këto dy ndeshje ishin shumë të rëndësishme për Tiranën. Me skemën 4-2-3-1 Tirana është rreshtuar edhe më parë dhe tani lojtarët e bëjnë më mirë dhe e asimilojnë më mirë”, u shpreh Xhafa.

Në lidhje me Tiranën dha opinionin e tij edhe Endi Tufa, gazetar dhe panelist në “Pressing”. “Për Tiranën edhe gara për Europën do jetë e vështirë. Vjet nuk kishte kaq shumë rivalitet dhe nuk ishin në nivelin e sivjetshëm Teuta apo Laçi. Kukësi vjen me luhatje psikologjike dhe humbja me Kastriotin i risjellë luhatjet. Po flasim për një skuadër të ndërtuar dy herë brenda vitit”.

Ish-lojtari i bardhebluve Alpin Gallo e cilëson ndeshjen e ardhme të kampionëve me Kukësin si një nga më të rëndësishmet e sezonit. “Tiranës një fitore me Kukësin mund t’i japë shumë frymëmarrje. E kemi parë Tiranën me 3 mbrojtës, por nuk mund ta bënte atë skemë.

Duke pasur më shumë forca mbrapa dhe dy mesfushorë rregullatorë para e kanë ndihmuar shumë dhe e kanë çuar te rezultati. Nëse Tirana fiton me Kukësin merr tjetër oksigjenim për të ecur para. Është një nga ndeshjet më të rëndësishme të Tiranës”, tha Gallo ndër të tjera.

Nuk kishte sesi të mungonin as fjalët e Florian Rizës për ish-ekipin ku u rrit dhe bëri karrierë. “Tiranës i duhet të shkojë me patjetër në Kupat e Europës për të marrë të ardhura. Nëse ka një gjë që klubi nuk duhet ta bëjë, është ndërrimi i trajnerit.

Nëse do rezultate duhet të mbash trajnerin dhe t’i japësh mundësi për të gjetur vazhdimësi. Në vendin tonë kemi të bëjmë me zëvendësime trajnerësh të të njëjtit nivel. Kur ka ndryshuar Tirana Egbonë unë nuk kam qenë dakord”, përfundoi Riza. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!