Fitojnë Golden State dhe Cleveland/ Butler “lë në hije” Curry, Earriors mundën sërish Houston

schedule12:45 - 29 Prill, 2025

schedule 12:45 - 29 Prill, 2025

Vitet kalojnë, por klasi i Jimmy Butler mbetet. Madje eksperienca e akumuluar duke se e ka bërë më të mirë.

Ishin të shumtë që e panë me dyshim transferimin te Golden State, por ish basketbollisti i Chicago Bulls dhe Miami Hits udhëhoqi edhe një herë Uorriors drejt fitores në play off e NBA.

Me 27 pikë, 5 topa të kapur në tabelë dhe 6 asist për shokët e skuadrës së tij, Butler ishte protagonist në triumfin me vetëm tri pikë diferencë kundër Houston, në rezultatin e përgjithshëm 109-106.

Nuk ishte në mbrëmjen e tij më të mirë Stephen Curry, që mbylli ndeshjen me vetëm 17 pikë.

Gjithsesi, boshllëkun e lënë prej tij, e mbushi Butler me lojë dhe kosha, ndërsa Golden State thellon në 3-1 serinë e play of dhe tani është vetëm një fitore larg gjysmëfinaleve në Konferencën e Perëndimit.

Nuk duhet të presë më Klivlend, që shumë shpejt siguroi kualifikimin për në fazën tjetër të play off, duke mbyllur 4-0 serinë kundër Miami.

Kavaliers dominuan edhe në sfidën e katërt, duke fituar me 55 pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 138-83.

Donovan Miçell ishte shënuesi më i mirë për Klivlend, që edhe në play off vijon formën e shkëlqyer që tregoi gjatë sezonit të rregullt të NBA.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!