“Fitojmë 1-0”, Duka ëndërron kualifikimin historik: Duam të qëndrojmë në Gjermani

schedule20:43 - 24 Qershor, 2024

schedule 20:43 - 24 Qershor, 2024

Mund të konsiderohet si një prej përballjeve më të rëndësishme, në historinë e futbollit tonë, me “Legjionarët” e Kombëtares, të cilët që prej orës 21:00 do të ndeshen, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me “gjiganët” e Spanjës, në sfidën e fundit të fazës së grupeve, të Euro 2024, ku një fitore do të na siguronte kualifikimin historik, për në 1/16-at e një Kampionati Evropian.

Para sfidës disa fjalë i ka thënë edhe Ppresidenti i FSHF, Armand Duka. Presidenti theksoi se skuadra është e ndërgjegjshme për misionin që ka përpara ndërsa guxoi të parashikonte fitoren e Shqipërisë me rezultatin 1-0.

“Kjo është ndeshje e rëndësishme për të gjithë, se edhe spanjollët duan të fitojnë. Janë skuadër shumë e mirë. Skuadra e di dhe është e ndërgjegjëshme për kundërshtarin q ëka përballë. Ne kemi një skuadër shumë të mirë, ka ardhur deri këtu dhe do të tentojmë më të mirën për të fituar.

Futbolli prandaj është i bukur. Spanja e ka siguruar kualifikimin dhe vendin e parë në grup. Është një moment shumë i mirë që jemi këtu dhe jemi në lojë për t’u kualifikuar kundër një ekipi të madh.

Stadiumi është plot dhe çunat do të kenë moralin për të bërë performancë, kam besim se do të luftojmë si skuadër. Objektivi është i madh, duam që të qëndrojmë gjatë në Gjermani. 1-0 fiton Shqipëria”, u shpreh Duka. /i.m /abcnews.al