Fitoi titullin në Francë dhe u shpall më i miri, yllit afrikan i bëjnë pritë me armë

schedule18:54 - 18 Qershor, 2021

schedule 18:54 - 18 Qershor, 2021

Reinildo Mandava është lojtari më i suksesshëm mozambikas. Mbrojtësi i majtë është pjesë e Lille prej vitit 2019. Sezonin e fundit fitoi titullin kampion në Francë dhe u shpall anësori i majtë më i mirë i Ligue 1.

27-vjeçari, i cili ka shënuar 2 gola në 16 ndeshje me kombëtaren e tij, ka vendosur të rikthehet në shtëpi për pushime dhe për të marrë pjesë në dasmën e Gildo Vilankulos, shokut të tij te kombëtarja afrikane.

A Bola raporton se Mandava ka kaluar momente tmerri, teksa ka rënë në një pritë në qytetin e Zambezia. Kriminelët kanë gjuajtur me armë në drejtim të makinës me të cilën po udhëtonte kampioni i Francës.

Për fat të mirë ai ka shpëtuar dhe ia ka dalë të shkojë në rajonin më të afërt policor. Më pas është nisur drejt destinacionit i shoqëruar me forca të shumta policore. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!