Fitoi mes 200 konkurentëve, mësuesi prezanton gjelin më të bukur: Kulmin e arrin kur është 9 muajsh

schedule08:41 - 7 Dhjetor, 2023

schedule 08:41 - 7 Dhjetor, 2023

Mësuesi i gjeografisë, Fitim Hajdari ka fituar një konkurs të rrallë përmes gjelit të tij. Mes 200 konkurentëve, është shpallur gjeli më i bukur në kampionatin e gjelave në Kosovë.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Hajdari ka treguar detajet rreth konkursit, i cili kishte gjyqtarët sllovenë.

Ai tha se gjeli vlerësohet nga pamjat e jashtme dhe kulmi arrin kur bëhet 9 muajsh.

“Ky është kampionat për bukurinë, gjykohen vetëm nga pamja e jashtme. E bukura e kësaj është që është kultivimi i imi. Ka moshën e duhur dhe është i rritur nga unë. Ka dhe unazën siç shihet. E bukura e këtij është se ka pasur vlerësimin nga gjyqtarë sllovenë.

Përafërsisht 9 muaj deri në 10 muaj është ai kulmi, ku gjeli mund të arrijë kulmin e tij për të konkuruar.

Nuk ka qene e lehtë që të shpallet më i mirë rreth 200 shpendëve që konkuronin, ishte dhe çështje fati”, u shpreh Hajdari./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!