Fitoi mbi 300 mijë euro duke mashtruar, arrestohet në qendër të Selanikut e 26-vjeçarja e shumëkërkuar

schedule12:38 - 3 Shtator, 2022

schedule 12:38 - 3 Shtator, 2022

Një 26-vjeçare ka rënë në prangat e policisë në qendër të Selanikut. E reja ishte shpallur në këkrim ndërkombëtar, pasi për të ishin lëshuar du urdhër-arreste nga autoritetet austriake dhe hungareze, për veprat penale të mashtrimit, falsifikimit dhe pastrimit të parave, nga viti 2016 deri në vitin 2021.

26-vjeçarja, e cila është pjesë e një grupi kriminal, akuzohet për sulme kibernetike ndaj kompanive dhe mashtrim online duke krijuar profile false në rrjetet sociale, shkruajnë mediat greke.

Së bashku me bashkëpunëtorët e saj kishin arritur të nxirrnin në mënyrë të paligjshme 323.000 euro dhe t’i transferonin në llogari të shumta bankare në Austri, Finlandë, Norvegji dhe Kinë.

Ajo  do të dërgohet në Prokurorinë kompetente në pritje të ekstradimit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!