Fitoi “Këpucën e Artë”, Vardy: Besoni tek ëndrrat, sado të çmendura të jenë ato

schedule12:56 - 28 Korrik, 2020

schedule 12:56 - 28 Korrik, 2020

Sulmuesi i Leicester Cityt, Jamie Vardy, u shpall golashënuesi më i mirë i Premier League në këtë sezon. Anglezi ishte në një super formë, sidomos në pjesën e parë të sezonit, kur golat e tij e ngjitën Leicester shumë lart në klasifikim. Megjithatë, 23 golat e Vardyt nuk mjaftuan që “Dhelprat” të kualifikoheshin në Champions League, pasi e mbyllën në vendin e pestë në renditje.

Vardy tërhoqi çmimin pas ndeshjes me United dhe nuk mungoi dhe një postim i tij në rrjetet sociale, ku shprehej i lumtur për arritjen e realizuar. “Asnjëherë në një milion vite nuk e kisha menduar se do të fitoja medaljen e Premier League dhe jo më “Këpucën e Artë”… thjesht ‘wow’. Kjo provon gjithçka. Kjo do të thotë se ti kurrë nuk duhet të dorëzohesh nga ëndrrat e tua, pavarësisht se sa të çmendura mund të jenë ato,” shkruan Vardy.

Sezonin e ardhshëm “Dhelprat” do të luajnë në Europa League, ku Jamie me shokë do të tentojnë trofeun. 33-vjeçari numëron 274 ndeshje me Leicester, që nga viti 2012 dhe e ka gjetur rrugën e rrjetës plot 123 herë. /abcnews.al