Salomon Kalou është transferuar në Brazil. 34-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, pjesë e Hertha Berlin në gjashtë sezonet e fundit, do të luajë me Botafogo, klub ku aktivizohet edhe Keisuke Honda.
Afrikani i linjës së majtë të sulmit, ka firmosur për një vit dhe klubi latin e ka prezantuar me anë të një postim në faqen zyrtare në rrjetet sociale.
Kalou u bë i famshëm gjatë kohës që luajti me Chelsea (fitoi tetë trofe, mes tyre edhe Champions League në sezonin 2012) dhe Lille, teksa numëron 28 gola të shënuar në 97 ndeshje me kombëtaren e vendit të tij.
Lojtari është gati të nisë aventurën e re me klubin nga Rio De Janeiro. Kampioni brazilian nis në datë 9 gusht dhe Botafogo ka objektiva të mëdha e ambicie për sezonin e ri. /abcnews.al
Bienvenue, Kalou! Craque marfinense é o novo jogador do BOTAFOGO! #PutFire ⭐?? pic.twitter.com/xchDuigGTp
— Botafogo F.R. (de ?) (@Botafogo) July 9, 2020