Duket paradoksale duke pasur parasysh qasjen e tij ndaj pandemisë. Sipas një analize Donald Trump ka marrë më shumë vota në krahasim me katër vite më parë, në zonat më të prekura nga koronavirusi në vend.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pandemia e koronavirusit ishte një nga temat qendrore të fushatës elektorale që parapriu zgjedhjet presidenciale. Dhe pse është një nga vendet më të prekura nga Covid -19, Donald Trump në fjalimet e tij në publik shpesh ka minimizuar impaktin e pandemisë dhe rrezikshmërinë e virusit.
Por pavarësisht kësaj në një analizë të parë, të të dhënave elektorale, del në pah se presidenti në fuqi nuk ka humbur vota në zonat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës më të prekura nga Covid 19. Përkundrazi. Në krahasim me katër vite më parë ai ka fituar vota në këto zona duke mbledhur më shumë se sa në zonat që kanë regjistruar më pak të infektuar.
Sipas analizës janë marrë në shqyrtim rreth 2700 konte në të cilat qendrat e votimit kanë regjistruar 90 për qind të pjesëmarrjes në zgjedhje. Në kontet në të cilat kanë 10 për qind mesataren e vdekshmërisë, votat për Trump janë rritur me 2.8%, duke kaluar nga 23.6% në vitin 2016, në 26.4% këtë vit.
Këto përqindje vijnë nga një mesatare që përfshin shume konte rurale me një popullsi të vogël në të cilat Trump ka fituar lehtësisht. Kjo tendencë ishte shumë domethënëse në Florida, Teksas dhe Karolinën e Veriut, shtete që kanë shënuar shifra rekord në muajin tetor për sa i përket rasteve të reja ditore të infektimeve me Covid-19.
Në Teksas, një bastion historik i republikanëve, që këtë vit ishte në listën e shteteve kyc – Trump ka marrë më shumë se 52 për qind të votave, dhe pse rastet me koronavirus janë rritur me 32 për qind në 14 dotët para zgjedhjeve presidenciale.
Ndërsa vendet me një mesatare të lartë vdekshmërie si Franca, Rusia dhe Spanja e kanë të detyruar mbajtjen e maskës në nivel kombëtar, Trump ka kundërshtuar gjithnjë një masë të tillë. Në një intervistë në muajin korrik për Fox News ai u shpreh se donte t;i jepte qytetarëve liri për këtë çështje
Një qasje qartësisht e kundërt me atë të Biden kandidati demokrat ka thënë disa herë se nëse do të zgjidhej, do të kishte vendosur që maskat të mbahen me detyrim në të gjithë vendin. Një plan i mbështetur nga shumë ekspertë të shëndetit publik, mes të cilëve dhe Anthony Fauci, eksperti më i rëndësishëm i sëmundjeve infektive në administratën Trump./abcnews.al