Fitoi betejën me Covidin, rrëfehet moderatorja shqiptare: Po shijoj diellin pas 16 ditësh

schedule15:38 - 15 Nëntor, 2020

schedule 15:38 - 15 Nëntor, 2020

Moderatorja e njohur Fjodora Fjora ka fituar betejën me Covid-19 pas 16 ditësh e infektuar.

Lajmin e ka dhënë vetë ajo me anë të disa postimeve në Instastory. Fjodora ka treguar se pjesa më e tmerrshme ka qenë largimi i nuhatjes dhe shijes.

“Kjo ishte pjesa më e tmerrshme largimi i nuhatjes dhe shijes. Para 3 ditësh m’u rikthye nuhatja dhe kur kam ndjerë atë aromën e kafesë, thjesht m’u duk parajsa mbi tokë”, është shprehur ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @vipvideooos


Ndërsa më pas, moderatorja ka ndarë disa video duke shëtitur me makinë, për herë të parë që pas 16 ditësh.

“Kjo është dita ime e parë e lirisë. Mund të shijojë më në fund makinën time, që është bërë zhul. Sot po shijoj diellin, lirinë, kaluan 16 ditë dhe mendoj se mund t’ja lejoj vetes një të dalë për qejfin tim. Më ëshë kthyer edhe nuhatja 95%, kështu që faleminderit o Zot edhe këtë herë”, ka thënë Fjodora. l.k/abcnews.al

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @vipvideooos

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!