Deputeti Adriatik Alimadhi, një prej politikanëve të parë në Shqipëri që u prek nga Covid-19 dhe fitoi betejën me këtë sëmundje ka dhënë sot një këshillë për miqtë e tij në rrjetet sociale.
Teksa shfaqet duke notuar në det, ai shprehet se Covid-19 largohet duke mos e mbajtur mendjen aty, dhe duke bërë sa më shumë lëvizje që mushkëritë të mbushen mirë me oksigjen.
“Keshtu largohet COVID19, kurre mos e mbani mendjen te virusi vrases, not dhe sa me shume levizje ku mushkrite mbushen mire me oksigjen”, shkruan Alimadhi./abcnews.al