Fitohen bashkitë e parë nga demokratët, mbyllet numërimi në Tropojë, Has dhe në Përmet

schedule12:42 - 26 Prill, 2021

schedule 12:42 - 26 Prill, 2021

Tropoja, Hasi dhe Përmeti janë bashkitë e radhës që kanë mbyllur procesin e numërimit të votave, për zgjedhjet e 25 prillit.

Hasi dhe Tropoja janë bashkitë e para të djathta që i kanë dhënë fitoren PD-AN, ndërsa Përmeti është një bashki që u bashkohet 5 bashkive të tjera në jug që e kanë mbyllë deri më tani procesin e numërimit të votave dhe fituese është Partia Socialiste.

Sipas të dhënave në Has  bëhet me dije se Partia Demokratike ka siguruar 4576 vota ndërsa Partia Socialiste, ka siguruar 2735 vota. Ndërsa në Tropojë, PD-ja ka fituar me një diferencë votash thuajse dyfish nga PS-ja. PD ka siguruar 6443 vota, ndërsa PS 3094 vota.

Ndërkohë në Përmet fituese është shpallur Partia Socialiste ku ka siguruar 3.466 vota e ndjekur nga Partia Demokratike me 1.939 vota dhe e treta Lëvizja Socialiste për Integrim, me 527 vota.

Ndërkohë kujtojmë se më herët, Partia Socialiste është shpallur fituese në Bashkitë e Pustecit, të Memaliajt, Këlcyrës, Himarës, Poliçanit dhe në Njësinë 10 në kryeqytet.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!