Fitnete Tuda dhe djali i saj në “Këngën Magjike”: Këngëtarët që shohim si konkurrentë të fortë

schedule22:35 - 8 Maj, 2021

schedule 22:35 - 8 Maj, 2021

Fitnete Tuda dhe djali i saj Don Duli ishin të ftuar mbrëmjen e kësaj të shtune në Soiree me Jonida Shehun në ABC. Ata kanë folur për bashkëpunimin e tyre të parë, me të cilin konkurrojnë këtë vit në Këngën Magjike. Me këngën “Kur buzëqesh” në Këngën Magjike shënon edhe rikthimin e Fitnetes në skenë pas 18 vitesh.

Të pyetur nga Jonida Shehu nëse besojnë se ata do të fitojnë “Këngën Magjike”, djali i këngëtares, Don Duli u përgjigj pa e menduar dy herë që po, se ata do e fitojnë “Këngën Magjike”.

Por cilët shohin ata si konkurrentët më të fortë?

“Ndoshta Fifi, Flori”, u përgjigj Don Duli.

Ndërsa duke qeshur Fitnete shtoi: “Të gjithë i kemi me “F” ne, Fitnete, Fifi, Flori.

Fitnete ka shpjeguar se kënga “Kur buzëqesh” është një këngë për jetën, për dashurinë, buzëqeshjen./ Abcnews.al