Me vendim të Gjykatës së Breshias janë lëshuar në total 24 masa sigurie, 9 prej të cilave janë ekzekutuar në Breshia më herët.
Bazat e grupit të trafikut të drogës ishin në Rovato dhe Palazzolo. Sipas të dhënave paraprake janë 49 persona që po hetohen, 46 prej të cilëve janë shqiptarë. Gjatë operacionit janë sekuestruar afro 3 milionë euro.
Nga shitja e drogës ky grup përllogaritet të ketë fituar 12 milion euro.
Kokaina vinte nga Amerika e Jugut, ndërsa heroina nga Shqipëria.
Nga hetimet është zbuluar se në disa episode droga transportohej nga Shqipëria në Itali nëpërmjet autobusëve dhe kamionëve./abcnews.al

