Fitër Bajrami/ Rama, besimtarëve myslimanë: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat

schedule20:05 - 29 Mars, 2025

schedule 20:05 - 29 Mars, 2025

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau pamje nga mbrëmja e së premtes ku shtroi iftar, Rama shprehet se besimtarët përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi.

Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat. Urime të përzemërta besimtarëve myslimanë që përmbushën me devotshmëri një muaj përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi dhe sot festojnë Fitër Bajramin”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!