Ndërkohë që Ramazani po i afrohet fundit, besimtarët myslimanët në të gjithë botën festojnë sot Fitër Bajramin. Prandaj urimet kanë qenë të shumta në këtë ditë të veçantë.
Madje, një telefonuese në “Mirëmëngjes me Bashkim Hoxhën” është bërë nostalgjike dhe ka kujtuar kohën kur ishin të vegjël dhe harmonia mes qytetarëve ishte më e madhe. Ajo theksoi se sot gjërat kanë ndryshuar dhe njerëzit nuk kanë më të njëjtin respekt ndaj njëri-tjetrit.
“Unë që po ju flas jam ortodokse, por më pëlqejnë shumë festat, i dua shumë festat. Kur ishim të vegjël shkonim nëpër shtëpitë e myslimanëve, na jepnin karamele dhe gëzoheshim si fëmijë që ishim. Ndërsa ne sot nuk i flasim njëri-tjetrit, nuk i themi as mirëmëngjes në ashensor kur shihemi. Prandaj, do t’i uroja të gjithë popullit shqiptarë, të gjithë myslimanëve, të gjithë ata që festojnë, gëzuar për shumëvjet, harmoni, lumturi, shëndet, gjithë të mirat e botës”, u shpreh telefonuesja./abcnews.al