Një agjensi turistike ka akuzuar partnerin e Fjolla Morinës se nuk ka paguar borxhin prej 21 mijë eurosh për pushimet në Maldive. Fisnik Syla dha një intervistë ekskluzive sot për “Abc-ja e mëngjesit” ku tha se dhe video përgjimi që publikuan mediat në Kosovë është montuar.
Biznesmeni pretendoi se është kërcënuar prej muajsh ndërsa shtoi se do të depozitojë dhe një kallëzim penal. Sipas tij, nuk di se për çfarë agjencie bëhet fjalë. Ai gjithashtu komentoi dhe videot ku shihet me shumë të mëdha parash, ku theksoi se donte të tregonte se nuk kishte nevojë të mashtronte pasi ka mjaftueshëm.
LEXO EDHE: A është ndarë me Fjolla Morinën? Fisnik Syla adreson thashethemet e shtatzënisë
Mirëpo, Flamur Bahtijari ka folur për televizionin ATV, ku publikoi fakte që videot që ka ndarë Fisnik janë realizuar në maj 2021. “Ditën që janë publikuar këto fakte, jam kontaktuar dy herë nga Fisniku“, tha ai duke nxjerrë dhe mesazhet./abcnews.al