Fisnik Syla lë pas historinë e bujshme me Fjolla Morinën, konfirmon romancën e re me vajzën e showbizz-it

schedule11:22 - 12 Tetor, 2022

schedule 11:22 - 12 Tetor, 2022

Pas martesës së bujshme me Fjolla Morinën, me të cilën u nda disa muaj më parë, Fisnik Syla ka nisur një romancë të re. Ai ka ndarë një video ku shihej në shoqërinë e një vajze misterioze. I kontaktuar nga Indeks Online, ai pranuar se po shijon një romancë me një vajzë të njohur.

“Është një vajzë e shoëbizit por që identiteti i saj preferoj të mbetet sekret edhe për pak kohë”, ka thënë ai. Ndërkohë, sa i përket Fjolla Morinës, ajo ka bërë me dije se ka pasur një problem shëndetësor. Ajo ka ndarë një foto nga spitali por pa zbuluar për çfarë bëhet fjalë saktësisht.

Kujtojmë që gjërat mes ish çiftit të njohur nuk kanë përfunduar mirë pasi kanë thumbuar shpeshherë njëri-tjetrin përmes rrjeteve sociale. Fjolla e konsideroi martesën si gabimin më të madh në jetë ndërsa Fisniku e akuzoi se e ka përdorur vetëm për interes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!