‘Fiskalizimi do t’i mbivendoset Inteligjencës Artificiale’, Rama në Elbasan: Do ta çojmë në nivel tjetër administrimin tatimor

schedule12:25 - 24 Prill, 2025

schedule 12:25 - 24 Prill, 2025

Kryeministri Rama vijon turin e tij elektoral në qytetin e Elbasanit. Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama po bashkëbisedon me përfaqësues të biznesit në Elbasan për ‘Paqen Fiskale’ që konsiston në një seri reformash dhe lehtësish fiskale që do të ndërmarrë qeveria shqiptare me qëllim mbështetjen e biznesit të vogël dhe nxitjen e formalizimit të ekonomisë.

“Po punojmë me AKSH dhe ministrinë e Financave për një proces të avancuar në administrimin e të ardhurave ku fiskalizmi do i mbivendoset AI. Jemi në një fazë të avancuar, aty do të jemi të çliruar nga stresi, nuk do të ketë më nevojë për të çuar askënd në terren pasi inspektimi do të kryhet nga AI.

Inspektorët do të jenë të fokusuar në ekrane dhe do t’ju ndjekin përmes të dhënave nga fiskalizimi. Do të merren dhe përpunohen nga syri i AI që kur sheh anomali sinjalizon. Kur sinjalizon i shkon biznesit dhe e paralajmëron përpara se të vij gjoba. Do ta çojmë në nivel tjetër administrimin tatimor.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!