Fisi dhunoi dy kushërinjtë në Borizanë për guroren/ Rrahman Rraja dorëzon mandatin e deputetit: Kërkoj ndjesë!

schedule15:01 - 8 Korrik, 2023

schedule 15:01 - 8 Korrik, 2023

Dorëzon mandatin deputeti i PS, Rrahman Rraja. Vendimi pason dhunën barabare që fisi Rraja, ushtroi ndaj dy kushërinjvë në Borizanë, pjesë e së cilës ishte edhe vëllai e djali i deputetit të PS.

Vendimin për dorëzimin e mandatin, Rraja e njoftoi përmes një deklarate shpërndarë mediave, ku ndër të tjera, iu kërkon ndjesë personave të dhunuar, ndërsa i bën apel të birit, të shpallur në kërkim nga policia, të dorëzohet.

“Nuk kam fjale per ta shprehur sikletin karshi te gjithe atyre qe me kane besuar gjithe keto vite. Fatkeqesisht une deshtova si prind dhe ndjehem i turperuar publikisht nga femija im. Ju kerkoj ndjese shokeve dhe kolegeve te grupit parlamentar dhe deklaroj dorezimin e mandatit te deputetit dhe terheqjen time nga jeta politike. Ju kerkoj ndjese atyre qe me kane dhene voten prej vitit 2000 si kryetar komune dhe prej 2 mandatesh si deputet.

Ju kerkoj ndjese viktimave te asaj dhune turperuese për familjen time. I bej thirrje djalit tim te dorezohet para drejtesise. Zoti me dhente force qe ta perballoj kete dhimbje te madhe dhe jete qe ta shlyej kete turp qe me la mbi shpatulla si gur im bir. Ne fund mirenjohje dhe ndjese edhe kryetarit te partise dhe kryeministrit, i cili nuk me kishte asnje borxh per kete shqetesim kaq te madh publik qe i shkaktova.”- shkruan ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!