Maqedonia e Veriut u trondit mëngjesin e sotëm, nga një tragjedi ku një zjarr që përfshiu një klub natë, shkaktoi shumë viktima dhe të plagosur.
Gazetarja Bleona Sari nga vendngjarja raportoi situatën pas tragjedisë së ndodhur në Koçan në Maqedoninë e Veriut. Zjarri përfshiu një klub natë duke shkaktuar 59 viktima dhe mbi 150 të plagosur.
Gazetarja Bleona Sari tha për ABC News, se zona është e rrethuar nga efektivë të policisë së Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë qeveria në Shkup pas një mbledhje të jashtëzakonshme, shpalli shtatë ditë zie. Klubi i natës ishte jashtë standardeve dhe në pranga kanë rënë edhe ish-zyrtarë.
/abcnews.al/

