Fishekzjarre dhe festë gjigante, Mark Frroku surprizon Rudinën për ditëlindje

schedule11:29 - 5 Korrik, 2020

schedule 11:29 - 5 Korrik, 2020

Aktorja dhe moderatorja Rudina Dembacaj festoi këtë të shtunë 33-vjetorin e lindjes.

Ka qenë partneri i saj Mark Frroku, i cili e ka surprizuar duke i organizuar një festë surprizë shoqëruar me fishekzjarre.

Ndërkohë vetë Rudina ka ndarë disa momente nga mbrëmja, duke shkruar: “Faleminderit që bën çdo gjë që të më gëzosh”.

Kujtojmë që çifti prej disa muajsh bashkëjetojnë në vilën e Markut, ku Rudina ka marrë  edhe vajzën Viktoria./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!