PSG pagoi 60 milion euro tek Interi dhe “blindoi” krahun e djathtë të mbrojtjes me Achraf Hakimin. 22-vjeçari, një nga më të mirët në Evropë në rolin e tij, firmosi për pesë vite me klubin francez.
Agjenti i marokenit, Alejandro Camano ka folur hapur për El Transistor, duke deklaruar se ëndrra e madhe e lojtarit është Real Madrid, klubi ku u rrit dhe për të cilin bën tifo që i vogël.
“Achraf ëndërron të rikthehet të veshë fanellën e Real Madrid. Ai ka lindur në Madrid, është rritur në atë qytet dhe është normale të ketë këtë dëshirë të madhe.
Reali kishte mundësinë të barazonte ofertën e PSG-së, por nuk e bëri. Për një moment, mua dhe Achraf na u krijua iluzioni që mund të riktheheshim në Spanjë“.
Agjenti konfirmon që në garë për anësorin e djathtë ishte edhe Chelsea. “E vërtetë, edhe Chelsea e synonte, por fakti që u bënë kampionë të Evropës ndikoi që të tërhiqeshin“. /abcnews.al