Firmoset urdhri, Gledis Nano: Si do bëhet testi i drogës për policët

schedule14:35 - 22 Nëntor, 2021

schedule 14:35 - 22 Nëntor, 2021

Testi i drogës për efektivët e policisë do kryhet në një laborator privat në kryeqytet. Marrëveshja është nënshkruar sot nga drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano dhe drejtuesit e laboratorit.

Marrëveshja e bashkëpunimit konsiston në krijimin e mundësive për ekzaminimin mjekësor periodik të punonjësve të Policisë së Shtetit, në kuadër të rritjes së standardeve dhe integritetit personal, për të ndaluar përdorimin e lëndëve narkotike nga ana e tyre.

Nano tha se kjo është shumë e vlefshme për rritjen e imazhit të Policisë në komunitet dhe për fitimin e besimit të qytetarëve, sepse kryerja e testit periodik për përdorimin e lëndëve narkotike do të eliminojnë akuzat e dashakeqësitë ndaj Policisë së Shtetit.

“Ju falënderoj për këtë mundësi dhe ftoj edhe kompani të tjera në këtë fushë dhe jo vetëm, që të ndihmojnë Policinë e Shtetit”, u shpreh Drejtor Nano.

Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, Nano i ka kërkuar përfaqësuesit të laboratorit, paanshmëri, garanci maksimale në kryerjen e këtij testi dhe ruajtje të konfidencialitetit të të dhënave. Në kuadër të marrëveshjes, Drejtori i Përgjithshëm ka nxjerrë dhe urdhrin përkatës për të gjitha strukturat qendrore dhe vendore. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!