Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Firmoset marrëveshja me qeverinë italiane, sektorët ku do të shkojnë 95 milionë euro

schedule12:38 - 11 Gusht, 2020

schedule 12:38 - 11 Gusht, 2020

Është firmosur marrëveshja mes qeverisë shqiptare dhe asaj italiane për dokumentin e detajimit të angazhimit prej 95 milionë euro.

Lajmin e ka berë të ditur ambasadori i Italisë në Tiranë Fabrizio Buçi në një konferencë me ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj.

Ai ka njoftuar se  5 milionë euro grant do të shkojnë për rindërtimin e objekteve publike, që dolën jashtë funksionit nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ndërkohë kredia e butë prej 90 milionë euro do të angazhohet në këto sektorë:
a) Në sektorin e energjisë, për përmirësimin e mëtejshëm të linjave të transmetimit
b) Në zhvillimin e ekonomisë së detit, për përmirësimin e infrastrukturës portuale dhe peshkimit
c) Në rritjen e kapaciteteve për përballimin e fatkeqësive natyrore, me përmirësimin e flotës dhe fuqizimin e burimeve njerëzore të emergjencave civile, ku eksperienca e mirënjohur botërisht e italisë dhe asistenca e vëllezërve italianë, do të jenë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!