Firmosën me Netflix, zbulohet projekti i parë i Meghan Markle dhe princ Harry-t

schedule17:33 - 7 Prill, 2021

schedule 17:33 - 7 Prill, 2021

Princi Harry dhe Meghan Markle kanë siguruar projektin e parë televiziv – një dokumentar në lidhje me lojërat Invictus. Projekti vjen gjashtë muaj pasi Duka dhe Dukesha e Sussex-it nënshkruan një marrëveshje miliona dollarëshe me Netflix.

Dokumentari me seri, i titulluar “Heart of Invictus” do të ndjekë konkurrentët në të gjithë botën për trajnimin për Lojërat në Hagë, që pritej të zhvilloheshin në 2020-ën por u shtynë për shkak të pandemisë.

Lojërat Invictus Sydney 2018 - Dita 8

Harry do të shfaqet në kamera dhe do të shërbejë si producent ekzekutiv përkrah “The Invictus Games Foundation”. Ai po punon me regjisorin Orlando von Einsiedel dhe producenten Joanna Natasegara për dokumentarin, që do të ndjekë atletët dhe organizatorët ndërsa përgatiten për eventin.

“Si seria e parë e Archewell Productions me Netflix, në partneritet me Fondacionin Invictus Games, unë nuk mund të isha më i ngazëllyer për udhëtimin përpara dhe krenar për komunitetin Invictus për frymëzimin e vazhdueshëm ndaj potencialit njerëzor dhe shërbimit të vazhdueshëm“, tha Harry. /abcnews.al

Princi Harry është mbrojtësi dhe themeluesi i Lojërave Invictus, të cilat do të jenë subjekt i një serie të re Netflix të njoftuar sot. Në foto: Princi Harry flet me atletë gjatë fillimit të lojërave 2020 në Sportcampus Zuiderpark

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!