“Firmos ose ik”, Barcelona ultimatum yllit të sulmit

schedule17:15 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 17:15 - 6 Dhjetor, 2021

Ousmane Dembele del lojtar i lirë më 30 qershor 2022 dhe Barcelona ia ka ofruar rinovimin e kontratës prej kohësh.

Palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët, ndërkohë që drejtuesit e klubit katalanas janë lodhur nga kjo situatë e krijuar.

Mundo Deportivo raporton se Barcelona do t’i bëjë një ofertë të fundit sulmuesit francez dhe nëse nuk e pranon, atëherë gjithçka konsiderohet e mbyllur mes palëve. / abcnews.al