Ousmane Dembele del lojtar i lirë më 30 qershor 2022 dhe Barcelona ia ka ofruar rinovimin e kontratës prej kohësh.
Palët nuk e kanë gjetur ende gjuhën e përbashkët, ndërkohë që drejtuesit e klubit katalanas janë lodhur nga kjo situatë e krijuar.
Mundo Deportivo raporton se Barcelona do t’i bëjë një ofertë të fundit sulmuesit francez dhe nëse nuk e pranon, atëherë gjithçka konsiderohet e mbyllur mes palëve. / abcnews.al