Firmë edhe për 5 vite, Manchester United blindon yllin e skuadrës

schedule12:37 - 31 Mars, 2022

schedule 12:37 - 31 Mars, 2022

Bruno Fernandes dhe Manchester United do të zgjatin bashkëpunimin e tyre deri më 30 qershor 2027.

Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, shkruan se ka mbetur vetëm firma dhe njoftimi zyrtar.

Mesfushori portugez, i blerë për 63 milionë euro nga Sporting Lisbone, ka kontratë deri më 30 qershor 2025.

Pavarësisht kësaj United ka nxituar ta blindojë 27-vjeçarin, i cili ka qenë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës që në momentin që u ble. / abcnews.al