Shumë zhvillime te skuadra e Bayern gjatë orës së fundit. Fillimisht, firmosi ish-sulmuesi gjerman, Miroslav Klose, i cili do të jetë pjesë e stafit teknik, duke u bërë asistenti i parë i trajnerit Hansi Flick.
Gjithashtu, klubi bavarez zbardhi dhe kalendarin e ri për rifillimin e sezonit. Ndeshjen e parë, Bayern do e luajë në transfertë kundër Union Berlin, me datë 17 maj, pas 10 ditësh. Ndërsa në Allianz Arena, Bayern do të rikthehet me datë 22, kundër Eintracht Frankfurt.
Kalendari i Bundesliga është zbardhur, por mbetet mister si Bayern do të luajë në Champions League. Djemtë e Flick eliminuan Chelsean, por e ardhmja e kompeticionet më elitar për klube, është ende e paqartë./abcnews.al