Firmat piramidale që rrëzuan shtetin më 1997

schedule15:59 - 21 Prill, 2019

schedule 15:59 - 21 Prill, 2019

Në vitin 1997 shqiptarët përjetuan kohërat më të vështira qysh pas rrëzimit të diktaturës komuniste.

Falimentimi i skemave mashtruese rentiere provokoi protesta masive, shteti ra në disa qytete të jugut, populli u armatos pas thyerjes së depove  të armëve të ushtrisë.

Dokumentari sjell pikërisht kronikën e plotë si u themeluan këto skema rentiere mashtruese, si funksiononin, kush i mbështeti dhe kush i sulmoi, përse nuk ndërhyri shteti, si provokuan kolapsin e 1997 dhe si u vodhën edhe ato pak të holla që u ngrinë në banka apo si pasuri të patundshme.

Një vjedhje që përfshiu të djathtë e të majtë, banditë e kriminelë ordinerë./abcnews.al