Kryeministri Edi Rama do të mbledhë Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste, ndërsa një ditë më parë në Kryesi u propozua Bajram Begaj për postin e presidentit.
Gazetarja Erneta Shevroja raporton se mbledhja do të zhvillohet në Kryesinë e Kuvendit. Grupi mblidhet për të siguruar firmat e nevojshme për të mbështetur kandidaturën e Begajt për president. Duhen të paktën 20 firma të deputetëve dhe më pas kandidatura depozitohet në Kuvend.
Afati përfundimtar i përcaktuar në Konferencën e Kryetarëve për të depozituar kandidatin është sot ora 12:00. Sakaq, seanca e posaçme në Kuvend për raundin e katërt të zgjedhjes së presidentit do të mbahet në orën 18:00. Në këtë raund duhen vetëm 71 vota për të zgjedhur kreun e shtetit, pasu tre të parët dështuan. g.v/abcnews.al


