Fiorentina u reziston “gjigandëve” të Evropës, shton me 1 vit kontratën e Amrabat

schedule18:39 - 16 Dhjetor, 2022

schedule 18:39 - 16 Dhjetor, 2022

Tashmë është vendosur, Fiorentina do të aktivizojë opsionin që “sensacioni” i Katar 2022, Sofyan Amrabat, të zgjasë kontratën e tij deri në vitin 2025.

Mesfushori, një nga protagonistët e Kupës së Botës me kombëtaren e tij që nesër do të përballet me Kroacinë për vendin e tretë, ka përfunduar në syrin e shumë ndërkombëtarëve të mëdhenj, si Liverpool, Tottenham, Barcelona e Atletico Madrid.

Nuk do të jetë e lehtë ta mbajë atë, por ky është qëllimi i tij për momentin, duke qenë në gjendje t’i shtojë një vit në një marrëveshje që skadon në 2024. Në funksion të rifillimit të kampionatit, drejtuesit e Fiorentinës kanë besim se skuadra, pas një fillimi të komplikuar të sezonit, tashmë do të vazhdojë ngjitjen në renditje duke llogaritur edhe rikuperimin e lojtarëve të konsideruar si përforcimet e para të vitit 2023, me lojtarë cilësorë si Nico Gonzalez, Gaetano Castrovilli dhe Riçardo Sottil. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!