Fiorentina është skuadra e cila këmbëngul për shërbimet e mesfushorit të kombëtares shqiptare.
Nedim Bajrami pëlqehet shumë nga trajneri i skuadrës “vjollcë”, dhe në këtë mënyrë ekipi nga Firence po punon për transferimin e tij.
Lojtari i Empolit bëri një sezon shumë të mirë me “toskanët”, ku arriti të shënonte gola të rëndësishëm në Serie A.
23-vjeçari tashmë është shumë afër kalimit te Fiorentinas e cila sezonin e ri do të luajë në Conference League.
Marrëdhëniet mes Fiorentinës dhe Empolit janë të mira dhe në operacionin e kalimit të lojtarit shqiptar në “Artemio Franchi” pritet të përfshihet edhe polaku Zurkowski, i cili është pranë rikthimit tek Empoli. /f.a/abcnews.al