Ka përfunduar pak më parë ndeshja e parë sezonale miqësore e Fiorentinës, e cila fitoi me rezultatin 7-0 ndaj Real Vicenza.
Në këtë sfidë, protagonist i madh ishte transferimi më i ri i klubit italian, Luka Jovic. Sulmuesi serb arriti të shënonte plot 4 gola në këtë miqësore.
Ish-lojtari i Real Madrid hyri nga stoli dhe shënoi këtë poker golash. Shënuesit e tjerë ishin Gonzalez, Pierozzi dhe Ikone./ h.ll/abcnews.al