Fiorentina gjen te Basel “trashëgimtarin” e Vlahovic

schedule20:15 - 25 Janar, 2022

schedule 20:15 - 25 Janar, 2022

Dushan Vlahovic është thuajse lojtar i Juventusit. Sulmuesi serb do të lërë një boshllëk të madh te skuadra e Fiorentinës.

Drejtuesit duke parë situatën e xhevahirit të tyre, kanë vazhduar menjëherë nga puna për të gjetur  “trashëgimtarin” e lojtarit serb. Ardhja e Piatekut nuk do të jetë e vetmja.

Sipas “Sportmediaset”,  skuadra vjollcë ka avancuar  bisedimet me Baselin për Arthur Cabral, një sulmues brazilian i cili do të përfitojë nga skuadra italiane 14 milion euro plus bonuse.

Këtë sezon Cabral ka shpërthyer me fanellën e Baselit mes kampionatit zviceran dhe Ligës së Konferencës tashmë ka shënuar 27 gola në 31 paraqitje. /f.a/abcnews.al