Finlandë/ Një valë e hershme e të nxehtit godet vendin

schedule19:25 - 27 Maj, 2024

schedule 19:25 - 27 Maj, 2024

Finlanda po regjistron një muaj jashtëzakonisht të ngrohtë të majit, me temperatura që kalojnë 25 gradë Celsius, një rekord për vendin, tha këtë të hënë shërbimi meteorologjik i vendit AFP.

Autoritetet kanë vënë në gatishmëri një pjesë të madhe të Finlandës nga nesër deri të premten për shkak të temperaturave të larta, të cilat pritet të kalojnë 27 gradë Celsius.

Është ndoshta hera e parë që ne kemi lëshuar një alarm për valë të nxehtit në maj,” i tha AFP Iris Viljamaa e Institutit Meteorologjik Finlandez.

Klima finlandeze ka njohur gjithmonë ndryshime meteorologjike, por sot ndryshimi i klimës i përforcon këto lloj fenomenesh,” sipas meteorologes Leena Laakso.

Temperaturat e regjistruara gjatë kësaj periudhe janë rreth 10 gradë Celsius më të larta se temperaturat mesatare të muajit maj, shtoi ajo.

Sipas një njoftimi për shtyp nga instituti finlandez i shëndetësisë, me alarmin për valën e të nxehtit, ne synojmë të ofrojmë rekomandime për popullatat e cenueshme si pleqtë, fëmijët ose njerëzit që janë të sëmurë, për t’u mbrojtur nga i nxehti.

“Në Finlandë jemi mësuar me një mot të freskët dhe qytetarët tashmë kanë filluar të kenë probleme shëndetësore të lidhura drejtpërdrejt me këto kushte atmosferike”, theksoi Viljamaa.

Në qytetin Salo, në Finlandën jugperëndimore, termometrat treguan të shtunën 28.8 gradë Celsius, temperatura më e lartë e vitit deri më tani./abcnews.al