Finlanda zhvillon stërvitjet e para ushtarake pas anëtarësimit në NATO

schedule12:55 - 13 Prill, 2023

schedule 12:55 - 13 Prill, 2023

Finlanda njoftoi sot se ka zhvilluar stërvitjet e saj të para ushtarake që nga anëtarësimi në NATO, gjatë së cilës dy luftanije gjermane dhe një portugeze u ankoruan në portin e Helsinkit.

Dy luftanijet gjermane, Mecklenburg-Vorpommern dhe Bartolomeu Dias, do të qëndrojnë në kryeqytetin finlandez deri të dielën,  njoftoi Marina finlandeze. Para se të ankoroheshin në Helsinki, anijet e NATO-s morën pjesë në një stërvitje të organizuar nga Flota Bregdetare Finlandeze në Gjirin e Finlandës pranë Rusisë.

“Është hera e parë që Finlanda dhe Flota Bregdetare zhvillojnë një stërvitje që nga anëtarësimi i Finlandës në NATO”, thuhet në njoftimin e Marinës.

Duke i dhënë fund dekadave të neutralitetit, Finlanda, e cila ndan një kufi të gjatë të përbashkët me Rusinë u bashkua zyrtarisht me aleancën Atlantike më 4 prill për t’u bërë anëtarja e saj e 31-të.

Finlanda dhe Suedia shpallën kandidaturën e tyre për anëtarësim në NATO majin e kaluar, pas pushtimit rus të Ukrainës. Vitet e fundit, trajnimi i përbashkët i ushtarëve finlandezë dhe të NATO-s ka qenë i zakonshëm në kuadrin e Partneritetit për Paqe të Aleancës, anëtare e së cilës është Finlanda.

Suedia mbetet një kandidate për anëtarësim në NATO, pasi anëtarësimi i saj ende nuk është ratifikuar nga Turqia dhe Hungaria.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!