Finlanda: Veprimet e Rusisë janë “një shkelje serioze” e marrëveshjeve të Minskut

schedule08:48 - 22 Shkurt, 2022

schedule 08:48 - 22 Shkurt, 2022

Në një deklaratë të hënën, presidenti i Finlandës Sauli Niinistö dënoi veprimin e Rusisë për vendosjen e trupave në dy rajonet pro-ruse të kontrolluara nga separatistët në Ukrainën lindore, sipas CNN

Veprimet e Rusisë “shkelin sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, thuhet në deklaratën e presidentit, duke shtuar se kjo shënon “një shkelje serioze të marrëveshjeve të Minskut”.

Çfarë është marrëveshja e Minskut?

Marrëveshja e vitit 2015 u nënshkrua në Bjellorusi në një përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit të përgjakshëm prej 10 muajsh në Ukrainën lindore. Sipas marrëveshjes, janë të ndaluara armët  pranë vijës së kontaktit por diçka e tillë nuk u zbatua kurrë plotësisht dhe çështjet kryesore mbeten ende të pazgjidhura.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!