Qeveria finlandeze ka njoftuar se do të rihapë dy pika kufitare me Rusinë brenda javës. Në fund të nëntorit, Finlanda mbylli të gjitha pikat kufitare me Rusinë duke përmendur rritjen e fluksit të emigrantëve.
Finlanda muajin e kaluar mbylli kufirin me Rusinë deri më 13 dhjetor për të bllokuar numrin në rritje të refugjatëve që mbërrinin në kufi.
Qeveria finlandeze dhe aleatët e saj e shohin këtë si një lëvizje të orkestruar nga Moska.
Më herët, autoritetet finlandeze raportuan se që nga fundi i gushtit ka pasur një fluks të madh emigrantësh pa dokumente nga Lindja e Mesme dhe Afrika, kryesisht nga Iraku, Somalia dhe Jemeni.
/abcnews.al