Finlanda planifikon të ndalojë importet e gazit rus

schedule11:27 - 5 Janar, 2024

schedule 11:27 - 5 Janar, 2024

Finlanda pritet të ndalojë importin e gazit natyror të lëngshëm rus (LNG) në vitin 2024, por ndalimi do të hyjë në fuqi nga fillimi i vitit 2025.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri Finlandez i Mjedisit dhe Mbrojtjes së Klimës, Kai Mikkanen, i cili është përgjegjës për sektorin e LNG.

“Nuk dua të premtoj një datë specifike, por shpresoj që vitin e ardhshëm ndalimi të hyjë në fuqi”, tha Mikkanen.

Kompania finlandeze Gasum vazhdon të importojë gaz natyror të lëngshëm nga Rusia për shkak të detyrimeve kontraktuale. Ndryshe nga furnizimet me gaz natyror, importi i të cilit i kushton Finlandës miliarda euro në muaj, importet e gazit janë dukshëm më të vogla, disa miliona euro në muaj.

“Importet LNG të Finlandës nga Rusia janë relativisht të vogla,” vuri në dukje Mikkanen.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!