Finlanda më e lumtura në botë, ja ku renditet Shqipëria dhe Kosova

schedule11:54 - 20 Mars, 2023

schedule 11:54 - 20 Mars, 2023

Për të gjashtin vit me radhë Finlanda shpallet vendi më i lumtur në botë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë.  Raporti, i cili është përpiluar nga shkencëtarë në Shtetet e Bashkuara dhe bazuar në sondazhet e Institutit Gallup, pyet një kampion përfaqësues kombëtar të njerëzve se sa të kënaqur janë ata me jetën e tyre.

Danimarka dhe Islanda renditen në vendin e dytë dhe të tretë. Izraeli është ngjitur për pesë vende dhe renditet i katërti, Holanda e pesta. Vendet e tjera janë Suedia, Norvegjia, Zvicra, Luksemburgu dhe Zelanda e Re që plotësojnë dhjetëshen. Gjermania ka shënuar rënie dhe renditet e 16-ta, SHBA e 15-ta, Mbretëria e Bashkuar e 19-ta dhe Franca në vendin 21.

Ndërkohë Shqipëria renditet në vendin e 83-të, Kosova, e cila renditet në vendin e 34-të, shumë pranë Italisë dhe Spanjës. Ndërsa Maqedonia e Veriut është e pozicionuar në vendin e 87-të.

Afganistani dhe Libani mbeten si vendet më të palumtura. Raporti identifikoi faktorët që kontribuojnë në mbështetjen e vlerësimeve të jetës – duke përfshirë “të ardhurat, shëndetin, të kesh dikë ku të mbështetesh, të kesh ndjenjën e lirisë për të marrë vendime kyçe të jetës, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit”, shkruan DW

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!