Finlanda dhe Suedia kanë kërkuar që Bashkimi Europian shtojë sanksionet kundër Rusisë pas vdekjes në burg të liderit të opozitës ruse Alexei Navalny, tha sot ministri i Jashtëm suedez Tobias Billstrom.
“Ajo që ne shohim është se vdekja e Alexei Navalny është e lidhur qartë me lidershipin në Rusi, prandaj duhet të rrisim sanksionet që synojnë veçanërisht ata që janë përgjegjës për vdekjen e tij,” tha Billstrom në një konferencë të përbashkët shtypi, me homologen e tij finlandeze, Elina Valtonen.
“Ne gjithashtu besojmë se sanksionet në tërësi, paketa e sanksioneve, duhet të zgjerohet, sepse ne po shohim se sanksionet po bëjnë një ndryshim në drejtim të aftësisë së Rusisë për të zhvilluar luftën e saj të paligjshme kundër Ukrainës”, tha Billstrom.
/abcnews.al