Financial Times zbulon gabimin: Pentagoni dërgoi për disa vite email sekrete në Afrikë

schedule13:11 - 18 Korrik, 2023

schedule 13:11 - 18 Korrik, 2023

Media amerikane Financial Time ka zbuluar një gabim te rende te pentagonit. Amerikanet kane dërguar për vite te tera email një shteti në Afrikë. Keto dokumenta përmbanin informacione të rëndësishme si fjalëkalime, të dhëna mjekësore si dhe itenerare të udhëtimeve që kryenin oficerët e lartë amerikanë.

Por jo vetëm, si pasojë e një gabimi Pentagoni amerikan ka dërguar miliona emaile ushtarake drejt Malit, një vendi në Afrikën perëndimore që njihet si një aleat i ngushtë i Rusisë.

Këto email-e janë dërguar që prej vitit 2013 si pasojë e një gabimi në vendosjen e adresave elektronike ku këto të dhëna duhet që të dërgoheshin.

Disa prej këtyre email-eve përmbanin informacione të rëndësishme si fjalkalime, të dhëna mjeksore si dhe itenerare të udhëtimeve që kryenin oficerët e lartë amerikanë por jo vetëm.

Në mesin e të dhënave që gjendeshin në këto email-e ishin edhe harta të objektivave ushtarake Amerikane si dhe disa mesazhe diplomatike apo edhe të dhëna financiare.

Deri më tani nuk ka raportime se në këto email-e kishte informacione të klasifikuara.

Ishte Financial Times e cila raportoi për here të pare këtë histori nëpërmjet informacioneve që u morën Johannes Zuurbier i cili merrej me menaxhimin e domenit të Malit.

Ai ka konfirmuar se kanë qenë me dhjetëra mijëra email-e vetëm përgjatë kohëve të fundit që kanë mbërritur në Mali si pasojë e një gabimi të pentagonit amerikan.

Johanes Zuurbier iu ka dërguar një letër zyrtarëve amerikanë përpara disa muajve për ti paralajmëruar pvr rrezikun, pasi kontrata e tij për menaxhimin e domeinit të Mali-t do të përfundonte të hënën e 17 korrikut.

Ky vend i Afrikës perëndimore përvec aleancës së forte që ka me Rusinë ka strehuar edhe shumë mercenarë të grupit paraushtarak Wagner./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!