Financial Times: Spiunohen 100 personalitete nëpërmjet një software në Whatsapp

schedule11:56 - 30 Tetor, 2019

schedule 11:56 - 30 Tetor, 2019

Një grup hakerash izraelitë kanë mundur të spiunojnë rreth 1400 personalitete të ndryshme, nëpërmjet një sistemi spiunimi në sistemin e mesazheve të WhatsApp. Kjo e fundit deklaroi se do të hidhte në gjyq palën izraelite.

Një difekt i brendshëm në sistemin e mesazheve të WhatsAp, i ka lejuar një grupi izraelitësh qëtë instalojnë një system spiuni në telefonat celularë të në shumë se 100 personaliteteve, mes të cilëve gazetarë, aktivistë për të drejtat e njeriut dhe politikanë të opozitës.

Lajmi është publikuar nga Financial Times. Të martën sipas kësaj të përditshmeje, shërbimi i mesazheve në pronësi të Facebook kontaktoi me viktimat e spiunimit, që ishte sinjalizuar pjesërisht në muajin maj nga Financial Times.

Aktiviteti i spiunimit ka ndodhur nëpërmjet Pegasus, një sistem spiunimi i projektuar nga grupi NSO, me seli në Izrael. Kur instalohet, Pegasus merr nën kontroll të gjitha funksionet e telefonit celular. WhatsApp tha për Financial Times se do të denoncojë ngjarjen në një gjykatë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke fajësuar NSO-në për këtë.

Në deklaratën e saj WhatsApp shpjegon se kjo është hera e parë që një sistem mesazhesh ndërmerr një veprim ligjor kundër një enti privat që ka kryer këtë lloj sulmi.

Hakerat arritën të futen në 1400 telefona celularë Brenda dy javësh në pranverë. Mes viktimave janë politikanë, personalitete fetare dhe aktivistë organizatash humanitare. /ABC News Albania 24/7

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!