Financial Times: Gjysma e ndërtesave në veri të Gazës janë shkatërruar

schedule15:41 - 20 Nëntor, 2023

schedule 15:41 - 20 Nëntor, 2023

Më shumë se gjysma e ndërtesave në Gazën veriore janë shkatërruar që nga shpërthimi i luftës midis Izraelit dhe Hamasit, sipas një analize të të dhënave satelitore të publikuara nga Financial Times.

Shtrirja e plotë e shkatërrimit deri më tani është vlerësuar duke përdorur sinjalet e radarit të mbledhura nga sateliti Sentinel-1 i Agjencisë Europiane të Hapësirës. Të paktën 50% e infrastrukturës është dëmtuar në zonën më të gjerë të Gazës veriore.

Videot nga mediat sociale dhe gazetarët në terren kanë kapur tashmë imazhe të rrënojave gjatë javëve të fundit. Shifrat vijnë pasi, sipas ministrit të mbrojtjes të Izraelit, operacionet tokësore pritet të zgjerohen në pjesën tjetër të Gazës.

Pjesa tjetër e rajoneve, deri më tani, kanë shkallë më të ulët të shkatërrimit: Deir al-Ballah (8.8% në 12.6%), Khan Younis (7.8% në 11.6%) dhe Rafah (4.9%) deri në 7.8%).

Trupat izraelite pushtuan Gazën nga veriu, të paraprirë nga bombardime të forta ajrore. Buldozerët pastruan pjesë të mëdha toke për të ngritur pozicione të avancuara të ushtrisë izraelite, ndërsa një numër i madh këmbësorie pasuan, duke lëvizur nëpër qytete të vogla kryesisht të shkreta si Beit Hanoun. Më shumë se një muaj më vonë, pothuajse gjysma e infrastrukturës në skajin verior të Gazës është dëmtuar rëndë.

Megjithatë, skaji verior i Gazës ishte vetëm baza e ushtrisë izraelite për sulmin në qytetin e Gazës.

Pamjet tregojnë se ndërsa trupat izraelite lëviznin drejt objektivit të tyre parësor, Spitalit Al-Sifah, ata kaluan nëpër lagjet në rrugën e tyre, siç është kampi i refugjatëve Al-Sati.

Të dhënat tregojnë se vetëm 30% e kampit mbeti i paprekur.

Ushtria izraelite më pas u zhvendos në jug drejt vijës bregdetare të qytetit të Gazës, u takua me trupat izraelite në jug të qytetit dhe më në fund përparoi në brendësi drejt Spitalit Al-Sifa. Kjo lëvizje drejt jugut rezultoi në shkatërrimin e infrastrukturës.

Trupat izraelite po veprojnë tani në lindje të Al-Sifah, pjesa e vetme e qytetit të Gazës që kanë mbetur relativisht të paprekura, sipas të dhënave satelitore. Palestinezët raportuan për luftime të ashpra në Zeitoun dhe në brendësi të shtunën.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!