Financat publike, Mete: Synojme uljen e mëtejshme të borxhit dhe konsolidimin fiskal

schedule13:37 - 3 Maj, 2024

schedule 13:37 - 3 Maj, 2024

Rritja e të ardhurave në arkën e shtetit dhe vijimi i uljes së borxhit do të jenë fokusi në strategjinë e hartuar për mirëmenaxhimin e financave publike deri në 2030. Gjatë prezantimit të draftit ministri i financave Ervin Mete theksoi se vitin e kaluar u shënua niveli më i ulët i detyrimeve të prapambetura.

Ndërkohë në tre muajt e parë të këtij viti  u mblodhën rreth 163.8 miliardë lekë ose 7.64 miliardë lekë më shumë se tre-mujori i vitit 2023.

Sipas Ministrit të financave sektori i turizmit ka dhënë një efekt të ndjeshëm në ekonomi gjatë vitit të kaluar.

Forcimi dhe konsolidimi i mëtejshëm i financave publike është një nga kërkesat themelore edhe sa i përket rrugëtimit drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Reforma e Menaxhimit të Financave Publike synon të sigurojë një sistem financiar publik që promovon transparencën dhe  llogaridhënien. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!