“Finalja” me Skocinë, Dalic: Kemi nevojë për tifozët, kualifikohemi së bashku

schedule21:19 - 21 Qershor, 2021

schedule 21:19 - 21 Qershor, 2021

Kroacia numëron vetëm një pikë në dy ndeshjet e para të Euro 2020. Nesër (21:00) luhet finalja ndaj Skocisë vendase në “Hampden Park” të Glasgow. Fitorja është alternativa e vetme për nënkampionët e botës.

Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic kërkon ndihmën e tifozëve. Morali i djemve të tij nuk është maksimal dhe mbështetja e tifozllëku janë tepër të rëndësishme nesër në mbrëmje, edhe pse në stadium do të dominojnë skocezët.

Unë dua që skuadra të ketë dhe të ndjejë mbështetjen e tifozëve. Lojtarët e meritojnë për atë që kanë bërë për futbollin kroat. Kemi ende mundësi për t’u kualifikuar, kështu që kemi nevojë për tifozët tanë.

Skocia? E dimë se janë të fortë, sidomos në krahun e majtë. Aty luan Robertson, një lojtar me kualitet të madh. Ata do bëjnë lart presing, ndërsa ne duhet t’i qëndrojmë besnik planit tonë të lojës“, deklaroi Dalic. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!