“Finalja” e parë e sezonit/ Barcelona pret Atletico Madrid në gjysmëfinalen e Kupës së Mbretit

schedule12:50 - 25 Shkurt, 2025

schedule 12:50 - 25 Shkurt, 2025

Barcelona pret Atletico Madrid në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Spanjës në futboll. Ndeshja e dytë gjysmëfinale do të luhet më 2 prill.

Atletico e mposhti Barçën, 2:1, në elitën e futbollit spanjoll kur për herë të fundit luajtën këto dy skuadra në muajin dhjetor.

Barcelona së fundmi ka fituar Kupën e Mbretit në vitin 2021, ndërsa Atletico në vitin 2013. Fitues në fuqi i Kupës së Spanjës është Athletic Bilbao.

Skuadra më e suksesshme në histori të “Copa del Rey” është Barcelona me 31 trofe. Gjysmëfinalja tjetër mes Real Sociedadit dhe Real Madridit zhvillohet të mërkurën nga ora 21:30. Ndeshja e kthimit e kësaj sfide zhvillohet më 1 prill.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!